Shkelet një biçiklist në Prizren

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme një veturë ka goditur një biçiklist në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress.

“Aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit (të dyshuarit) dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, i cili me veturë godet biçiklistin i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal të Prizrenit”, bën të ditur PK-ja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit