8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Prokuroria heton vdekjen e vajzës në Prizren – dyshohet për neglizhencë të institucioneve

Vdekja e fëmijes tre vjeçar si pasojë shembjes së një muri të një shtëpie të vjetër në Prizren mund të jetë bërë për shkaqe neglizhence. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, i cili ka njoftuar se prokuroria “me siguri” që gjatë ditës do të ndërmarrë diçka lidhur me këtë çështje.

“Unë kam biseduar me prokurorin kujdestar. Sigurisht që gjatë ditës do të ndërmarrim ndonjë veprim. Të shohim sepse tani s’mund të them ndaj kujt por ne e kemi trajtuar këtë çështje sot me seriozitet,” ka thënë ai për Insajderin.

I pyetur nëse prokuroria ka dyshime për vepër penale në këtë rast, Hoxha ka thënë se ata do të “gjurmojnë” fillimisht para se të dalin me ndonjë vendim.

“Të shohim, ne duhet gjurmuar një herë. Nëse dikush nuk është kujdes për ato shtëpi, për mirëmbajtjen e tyre se ne e kuptojmë zonën historike por nuk e kuptojmë edhe mu rrënuar e mi zënë qytetarët”, ka thënë ai.

Të hënën rreth orës 15:30, një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe se në gjendje të rëndë janë edhe nëna me fëmijë tjetër, 10 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se ministria ka insistuar që ajo zonë ku ka edhe shtëpi të tjera të vjetra duhet të ruhet, porse sipas saj, ata kanë dërguar kërkesë nga Komuna e Prizrenit që të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin.

Kryeprokurori Hoxha ka thënë se në këtë rast ka elemente të neglizhencës. “Ka diçka, me siguri do të ketë diçka. Sigurisht që ne do të marrim ndonjë veprim”, ka thënë ai.

Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.

Komuna e Prizrenit sipas tij, ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por si pasojë e vonesave burokratike të tenderimi është vonuar./Insajderi.com

Më Shumë

Prizreni feston 80-vjetorin e ShKA “Agimi” dhe përuron Shtëpinë e Kulturës më 26 nëntor

Shënimi i 80-vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi” përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e kulturës shqiptare dhe traditës artistike në Kosovë. Shoqëria...

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Lajmet e Fundit