Presion mbi Sandersin për të lënë garën

Autoritetet po bëjnë presion mbi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, që të tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

Kundërshtarja e tij demokrate, Hillary Clinton, ka siguruar tashmë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të fituar emërimin e partisë.

Sanders nuk ka pothuajse asnjë shans për emërim, por është zotuar se do të vazhdojë luftën.

Të enjten, ai ka takuar presidentin aktual, Barack Obama.

Demokratët i kanë bëë thirrje Sandersit që t’i bashkohet zonjës Clinton, e cila do të përpiqet të mundë rivalin republikan, Donald Trump.

Nënpresidenti Joe Biden ka thënë se Sandersit i mbetet të vendosë se kur do të largohet./re

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit