Drejtori i Komunës së Prizrenit, ftohet për intervistë nga policia

Drejtori i Emergjencave në Prizren, Bedrija Ejupagiq është ftuar për intervistë nga hetuesit e policisë, për rastin e vdekjes së trevjeçares nga rrënimi i shtëpisë së vjetër.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Ejupagiqit i është lënë thirrja për t’u paraqitur në Drejtorin e Policisë.

“ Ejupagiq është ftuar nga policia për rastin e tragjedisë që ka ndodhur për shkak rrënimit të shtëpisë së vjetër”, tregon një burim për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, kryeprokurori në Prizren Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së 3 vjecjes është duke u hetuar.

“Është autorizuar policia që t’i mbledh të dhënat dhe provat lidhur me shtëpinë që është rrënuar”, ka thënë Hoxha.

Të hënën Prizreni ishte shokuar me tragjedinë e ndodhur midis qytetit. Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe ka lënë të vdekur një vajzë 3-vjeçare.

Nëna e saj dhe motra tjetër 10-vjeçare janë lënduar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit