Nëna e Xhenetës: U kërkova ndihmë, inspektorët më thonin ‘mbylle gojën moj flliqtajk’

Nëna e Xhenetës (Lirije Gashi), vajza e cila vdiq nga lëndimet e marra nga shtëpia e rrëzuar në Qendrën Historike të Prizrenit ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

Ajo ka thënë se fillimisht në shtëpi i kishte vendosur disa dërrasa për shkaqe të sigurisë, por më pas inspektorët ja kanë larguar dërrasat dhe i kanë thënë mbylle gojën, njofton Klan Kosova.

“Para dy javë ka ardhë komuna. Ma herët i kam vendosur disa dërrasa dhe karrige që nëse bjen shtëpia mos me mi zanë fëmijët”.

“Para dy javë ka ardhur komuna, Dashja ka ardhur, ka urdhëruar me mi hjek krejt dërrasat. I thash Dashe mos m’i hjek dërrasat se me me ba me ra shtëpia mi mbytë fëmijët, ti ke me mbajt përgjegjësinë. Dashja i ka hjekë edhe më ka tha “‘Mshile gojen moj flliqtejk rri qaty'”, ka rrefyer ajo në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit