15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ribashkohen Tea dhe Veseli?

Ata të dy u njohën në “Big Brother”. Djaloshi nga Kosova sapo u bë pjesë e spektaklit u fokusua menjëherë tek bukuroshja nga Korça. Veseli ia doli shumë shpejt të bënte për vete Tean. Megjithatë lidhjen e tyre e bënë publike disa kohë pasi loja kishte përfunduar, duke deklaruar se mes tyre kishte një dashuri të madhe dhe se kishin nisur bashkëjetesën. Por kjo ëndërr e bukur nuk zgjati, pasi vetëm dy muaj pas lidhjes, ata i dhanë fund. Por këtë herë lajme shumë të mira na vijnë nga dy të rinjtë.

Sipas burimeve të afërta të BW me Tean dhe Veselin, ata kanë rinisur edhe njëherë marrëdhënien e tyre. Sipas miqve, edhe pse të ndarë ata kanë vijuar të komunikojnë si miq, dhe pas disa takimesh, ata u janë kthyer ndjenjave të tyre. Dy ish-banorët e “Big Brother” janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në jetën e natës së kryeqytetit. Pas ndarjes, Veseli deklaroi se kishte nisur një lidhje të re dhe se ishte i lumtur në këtë marrëdhënie, nga ana tjetër, Tea deklaronte se kishte ende ndenja për Veselin.

Mesa duket vajza me ambicien për tu bërë stiliste, po i shijon edhe njëherë këto ndjenja me të dashurin e saj. Deri më tani asnjë nga të dy nuk ka pranuar të flasë rreth këtij ribashkimi. Edhe në rrjetet sociale të dy shfaqen të vetëm duke mos lënë vend për dyshime. Mbase këtë herë ata kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, duke ju përkushtuar më shumë njëri-tjetrit sesa famës.

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit