Ligji për partitë politike, nevojë urgjente

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Florian Dushi, ka thënë se Kosova në vazhdën e reformimit dhe kompletimit të infrastrukturës së saj ligjore duhet ta ketë edhe ligjin për subjektet politike.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se nevoja për nxjerrjen e këtij ligji, nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, është e madhe dhe urgjente.

Sipas Dushit, ky ligj do kontribuonte në demokracinë dhe transparencën e partive politike. Ai ka thënë se ende ka kohë të mjaftueshme që të përfundojë reforma zgjedhore, e cila, sipas Dushit, duhet të sigurojë dhe garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ai e ka quajtur joserioze kërkesën e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, pa u plotësuar paraprakisht asnjë kusht kushtetues e ligjor dhe pa ndodhur reforma zgjedhore. /Epoka e re/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit