Malisheva gati për shënimin e 16 Qershorit

Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryetari Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të saj, në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit.

Këshilli Organizativ, ka vlerësuar se çdo gjë është gati dhe se janë kryer të gjitha parapërgatitjet.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, për kontributin e tyre në përgatitjet për shënimin e kësaj dite të shenjtë për Malishevën, ndërsa më pas, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, i ka njoftuar anëtarët e këshillit, me agjendën e dy ditëve për shënimin e 16 Qershorit.

Sipas Krasniqit, disa aktivitete sportive tashmë kanë përfunduar, ndërsa disa tjera janë në përfundim e sipër, ku më 15 qershor planifikohen të përfundojnë, ndërsa edhe disa aktivitete kulturore, do të përfundojnë po më 15 qershor, kurse pjesa tjetër, e aktiviteteve tradicionale, do të mbahen më 16 qershor.

Këtë agjendë të cilën e ka miratuar edhe Këshilli Organizativ, më 16 qershor, aktivitetet do të fillojnë me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, për vazhduar me homazhe dhe nderime, pastaj tubimi qendror, kurse gjatë tërë ditës do të ketë edhe përurime të projekteve, kryesisht infrastrukturë rrugore, si dhe zbulimi i memorialit kushtuar UÇK-së, si dhe në fund do të mbahet një koncert në parkun e qytetit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit