17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prostituta 15-vjeçare: Refuzova biznesmenin kur hoqi këmishën

Një vajzë vetëm 15-vjeçare ka rrëfyer përpara Gjykatës së Tiranës historinë e saj të tmerrshme.

Ajo është shfrytëzuar si prostitutë nga një vajzë.

Gazeta Panorama ka zbardhur historinë e saj.

15-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj për shkak të problemeve me familjen.

Nëpërmjet një shoku, ajo njihet me një djalë që kishte një lokal në Yzberisht.

Aty ajo njihet me kamarieren Fabiola, e cila e strehoi në banesën e marrë me qira prej saj.

“Fabiola e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me pagesë, duke e prezantuar me klientë të ndryshëm. Fabiola e ka nxitur edhe vajzën tjetër, A.D, të kryejë marrëdhënie seksuale në shtëpinë ku jetonin të tria, me një burrë rreth 60 vjeç, shok i Fabiolës, ku kishte marrë 10 mijë lekë dhe 2 mijë lekë ajo ia kishte dhënë Fabiolës,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Më pas, Fabiola e çon minorenen F.G të punojë në një lokal me muzikë tallava.

Aty minorenia është nxitur nga pronari i lokalit, Ilir Peraj që të kryejë marrëdhënie seksuale me klientët e lokalit në të paktën dy raste.

Në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, që i kishte premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të.

“Unë nuk pranova,” thotë minorenia.

Në rastin tjetër ishte një biznesmen, klient i Perajt.

Ai është pronar i një hoteli në Tiranë.

“Shko me të se është bingo e madhe,” i kishte thënë Peraj.

Minorenia pranon dhe bashkë me personin në fjalë shkon në hotel gjatë orëve të ditës.

Sapo futet në dhomë, pronari i hotelit nxjerr 1500 euro, të cilat e mitura i merr dhe i fut në xhep.

Në momentin që biznesmeni po hiqte këmishën, minorenia thotë se ka ndjerë neveri dhe nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie.

“Më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie me ty,” i ka thënë, duke i kthyer paratë.

Biznesmeni fillimisht ka insistuar me fjalë, por më pas e ka dërguar minorenen tek lokali i saj.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit