Al Bano merr shtetësinë shqiptare

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi i nohur më shumë si Al Bano, ka marrë shtetësinë shqiptare me një dekret presidencial.

Shtetësia erdhi pas kërkesës që Albano Carrisi kishte bërë në Presidencën e Shqipërisë.

Dekreti i shtetësisë së këngëtarit Carrisi është lëshuar nga presidenti Bujar Nishani në datën 10 qershor 2016.

Albano në shumë intervista të dhëna në media të ndryshme, ka shpjeguar origjinën e emrit duke thënë se ia ka vënë i ati, i cili ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore, shkruan noa.al

“Është një lidhje mjaft e veçantë ajo që kam unë me Shqipërinë”, ka shprehur shpesh herë këngëtari Albano Carrisi duke cituar fjalët e babait të tij, Carmelo Carrisi.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit