9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ja si e solli Alush Shala shtatoren e Adem Jasharit në Dragash

Në nderim të figurës së legjendarit Adem Jashari në Dragash, ditë më paë është përuruar shtatorja e tij.  Ajo në këtë qytet ka ardhur si dhuratë nga Alush Shala, këshilltar i kuvendit të Prizrenit.

Shala tregon rrugën e shtatores së Adem Jasharit deri në vendin ku ajo po qëndron.

“Shtatorja më ka ardhur si dhuratë nga pronari i kompanisë “Neë Ballkan” në Suharekë, i cili quhet Josuf Ozer nga Afioni i Turqisë”, tregon ai.

“Me Bacin Josuf u njoftova në vitin 2005/2006, i cili fitoi besimin tim dhe respektin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

“Ai me privatizimin e Fabrikës së Ballkanit në Suharekë për hatër tim mori mbi njëqind punëtor kryesisht anëtar të familjeve të dëshmorëve si në Suharekë ashtu edhe në Prizren, ku për mua ishte një fillim i mbarë se më në fund po fillon respektimi i vlerave të luftës për këtë munden ta vërtetojnë si në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Suharekë”, tregon Shala për Opoja.net.

“Në shenjë respekti për ushtrinë tonë UÇK-ën, dëshmorët ai nga Afioni solli material ndërtimor për varrezat e familjes Jashari në Prekaz”.

“Ai këtë e ka bërë për hatër të Zotit dhe timin, por më shumë për shpirtin e vet”.

Shala tregon se pas emërimit të Aeroportit të Prishtinës me emrin e Adem Jasharit, Jusufi ka kërkuar nga ai një foto të Ademit.

“Ai më kërkoi një foto të Komandantit pa me treguar arsyen apo qëllimin”.

“Pas disa muajve më ftoi në Fabrikën e Ballkanit në Suharekë dhe kur pash që kishte sjell shtatoren që është vendosur në Dragash”.

“Në atë çast m’u ndal fryma kur e pashë shtatoren dhe për disa minuta ka mbretëruar një heshtje e përzier me lot dhe pastaj me uruan dhe më thanë që këtë e ka bërë për ty me dëshirën ta vendosni në Aeroport “

“Pastaj më shkoj mendja që të dhurojë këtë shtatore, duke e pas parasysh se Dragashi ka buxhet tw vogël”,tregon ai./Opoja.net

Më Shumë

Modric po largohet nga Real Madridi – ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Maestro kroat Luka Modric ka marrë një vendim – epoka e tij me klubin mbretëror ka përfunduar. Akti i fundit do të jetë finalja...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit