5.5 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim

Pare ndoreLigji i amnistisë që u miratua kohë më parë në Kuvendin e Kosovës e që aktualisht ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Kështu, transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, në një storje të publikuar në emision “Europa Sot “, thekson se ligji i amnistisë kërcënon të vë në pikëpyetje të gjithë punën e EULEX-it në Kosovë.

Mediumi gjerman, rikujton se ligji fillimisht ishte menduar për Veriun e Kosovës, ku lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar. Por, aty theksohet edhe dëshira e elitës kosovare të korruptuar dhe të zhytur në evazion fiskal, për ta amnistuar edhe vetën.

“Amnisti tingëllon bukur edhe në Parlamentin e Kosovës, të dominuar prej shqiptarëve. Deputetët kanë miratuar një ligj amnistie, i cili vlen jo vetëm për serbët në Veri, por edhe për aktet penale në mbarë Kosovën. Madje, një ligj edhe për vet deputetët. Elita e Kosovës është e zhytur në korrupsion në evazion fiskal dhe kriminalitet të organizuar. Por për të vendosur paqen e qëndrueshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, ishte në radhë të parë BE që ushtroi presion për këtë ligj” thuhet në storjen e DW.

Po ashtu, përmendet tregtia ilegale me produkte farmaceutike në Kosovë, që thuhet se është një ndër bizneset kriminale me qarkullimin më të lartë të parave.

“Por, tani mafia kosovare e shëndetësisë mund të shpresojë tek amnistia për falsifikuesit e dokumenteve”

Ndërkaq, potencohet edhe rasti i ish – Sekretarit të Ministrisë Shëndetësisë Ilir Tolajt, që mund të përfitojë nga amnistia, sikurse edhe ai ish -Kryetarit të Ferizajt Bajrush Xhemajli, që kishte shkaktuar aksident duke lënë të vdekur një kosovar.

DW ka rikujtuar se tani ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se ka pak shpresa të ndryshojë

“Por askush nuk beson se kjo instancë do ta rrëzojë atë, të gjithë janë pro Qeveria, Parlamenti dhe tek e fundit edhe Bashkimi Europian”.

Më Shumë

Driton Selmanaj tërhiqet nga posti i asamblistit në Prizren

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar sot zëvendësimin e tre asamblistëve në komunat Prizren, Ranillug dhe Partesh. Ndër ta është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar...

Bashkimi ndalet në Gjakovë, pëson humbjen e parë të sezonit nga Vëllaznimi

Bashkimi ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Superligës, duke u mundur nga Vëllaznimi me rezultat 74:70 në një sfidë tejet të...

Lajmet e Fundit