18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Spielberg çliron fantazinë

Pas Kanës, ishte radha e Los Angeles të shfaqte premierën e “The Big Friendly Giant”, përshtatjes kinematografike të romanit klasik për fëmijë të Roald Dahl nga regjisori i famshëm Steven Spielberg.

Filmi tregon historinë e një vajze të quajtur Sophie e cila ndeshet me një gjigant që ndryshe nga qeniet e ngjashme me të, është miqësor me fëmijët dhe nuk i ha ata. Dahl qëndron pas librave më klasikë për fëmijë të tillë si “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Shtrigat” dhe “Matilda”.

Për aktoren e re, Rebeka Holl, e cila portretizon Sophien, kombinimi i veprës së Dahl me regjinë e Spielberg ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

“Steven Spielberg mund të prodhojë filma të tillë që kanë akses në të gjitha kujtimet e fëmijërisë dhe kapacitetin tonë për të besuar dhe imagjinuar gjëra, dhe është i aftë të nxjerrë fëmijën që gjendet tek gjithsecili”, u shpreh ajo.

Edhe pse shumica e filmave te Speilberg kanë qenë familjarë, ai ka realizuar edhe prodhime të tilla si “Amistad”, “Shpëtoni ushtarin Ryan”, dhe “Lincoln”.

“Kisha kohë që nuk notoja në këto ujëra dhe mendova që do të ishte mirë të çliroja imagjinatën pa qenë i shtrënguar nga historia dhe të gjitha të vërtetat që duhet të thuash kur realizon një subjekt historik”, tha ai.

Duke qenë se filmi është realizuar në Britaninë e Madhe, nuk është çudi që përfshin kryesisht një kast britanik aktorësh të tillë si Penelope Wilton, Rafe Spall dhe fituesin e çmimit Oscar Mark Rylance, i cili interpreton në rolin e gjigantit zemërmirë.

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit