18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ramadan Muja nuk respekton rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka respektuar rekomandimet që ka bërë vitin e kaluar Auditori i Përgjithshëm.
Prej 24 rekomandimeve, Muja ka implemenuar vetëm 5 prej tyre.

“Raporti ynë i auditimit për PVF-të e vitit 2014 të Komunës së Prizrenit ka rezultuar më 24 rekomandime kryesore. Komuna kishte përgatitur një Plan Veprimi, ku paraqitet mënyra se si do të implementohen rekomandimet e dhëna. Deri në fund të auditimit për vitin 2015, 5 rekomandime janë implementuar, 5 janë adresuar dhe 14 nuk janë adresuar ende”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, shkruan “PrizrenPress”

Sipas këtij raporti, Komuna e Prizrenit, nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e implementimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

“Kryetari duhet të sigurojë se është hartuar dhe do të zbatohet në mënyrë rigoroze Plani i veprimit me aktivitetet specifike dhe personat përgjegjës për zbatimin e rekomandimeve, duke i përcaktuar qartë edhe afatet kohore brenda të cilave rekomandimet duhet të zbatohen”.

“Në fokus parësor të trajtimit duhet të jenë rekomandimet që prekin fushat më të rëndësishme të menaxhimit financiar dhe kontrolleve”, sugjeron Zyra e Auditorit të Përgjithshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit