Kosovë-Shqipëri, fluks i rritur në vendkalimet kufitare

Në hyrje nga Shqipëria në Kosovë, në vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, sot në mbrëmje kalohet në katër korsi në kolonë 200 metërshe dhe pa vonesa, për vetëm 2 deri 5 minuta.

Në dalje nga Kosova në Shqipëri kolona është dhjetëfish më pak – 20 metra e kalohet për me së shumti 3 minuta.

Në fillim të sezonit turistik, fluksi në rritje në këto orë te mbrëmjes në hyrje në Kosovë është kryesisht i kosovarëve që kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Në dy vendkalimet e tjera Kosovë-Shqipëri, Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, në hyrje-dalje kalohet për 1 deri 3 minuta. Fluksi pritet të shënojë rritje gjatë gjithë verës 2016 edhe krahasuar me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje-dalje të personave kishte vetëm gjatë tre muajve të verës 2015 – në qershor, korrik e gusht. /atsh

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit