12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Referendumi në Dubravë të Suharekës: Banorët vendosin për ndërtimin e xhamisë

Nga referendumi i parë në Kosovë, i mbajtur në Dubravë të Suharekës, për ndërtimin e xhamisë në një parcelë tokësore, rezultati ka dalë për ndërtimin e asaj xhamie.

Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim, shkruan PrizrenPress.

“Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës, sot kanë votuar pro ose kundër ndërtimit të xhamisë së fshatit në lokacionin ku ka kërkuar BI (Bashkësia Islame), e të cilën gjë e kanë kundërshtuar disa nga banorët. Referendumi, të cilin me vendimin e kryetarit të Komunës Sali Asllanaj e ka organizuar Komuna e Suharekës, ka filluar nga ora 7:00 e mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:00 kur janë mbyllur kutit e votimin në Qendrën e votimit në ShFMU ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, duke shtuar se sipas drejtuesve të Qendrës së votimit, gjithçka ka shkuar në rregull.

“Në referendum kanë dalur 267 qytetarë prej të cilëve, 266 kanë votuar pro ndërtimit të xhamisë në lokacionin ku ka kërkuar Bashkësia Islame dhe disa nga banorët e fshatit, ndërsa vetëm një banor kishte votuar kundër”, thuhet më tej.

Pas këtij rezultati xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2 në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit