9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Në Rahovec promovohet krijimtaria poetike e Hysni Gashit

Në mjediset e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, u bë promovimi i krijimtarisë letrare të poetit Hysni Gashi.

Me këtë rast u lexuan pjesë nga krijimet e Gashit, ku theks të veçantë zunë poezitë që poeti i kishte krijuar gjatë kohës sa ka punuar e jetuar në Rahovec, si dhe poezitë kushtuar njerëzve të vyeshëm të kësaj ane pas largimit të poetit.

Recensione, biografi dhe copëza nga jeta e poetit u shpalosën nga të pranishmit në këtë promovim, ndërsa vetë poeti foli për frymëzimin e vazhdueshëm që Rahoveci i jep atij për të shkruar.

Poeti Hysni Gashi, ka jetuar në vitet ’70 në Rahovec prej nga më pas është larguar si i papërshtatshëm për regjimin komunist. Mirëpo, poeti në shenjë respekti për njerëzit e kësaj ane dhe punën e tyre, ia ka kushtuar përmbledhjen me poezi “Balada e Rahavecit”, si dhe shumë poezi që mund të lexohen në përmbledhjet tjera. Deri më tani, në moshën 83 vjeçare, ka botuar këto përmbledhje me poezi: Nuk po u zhbëkan popujt, A do t’i falë atdheu, Kronikë në vargje, Ndodhi në agun e lirisë, Koha jonë e dy Ademave, Ejona, Portreti i babës, Zhgënjimi, Malisheva m’i çeli dyert, si dhe përmbledhjen e fundit botuar këtë vit “Kah po vemi”. Në dorëshkrim i ka edhe tri përmbledhje të gatshme me poezi, që sipas autorit presin të shohin dritën e botimit së shpejti. Botimin e një pjese të krijimtarisë poetike të Gashit e ka mbështetur edhe Komuna e Rahovecit.

Aktivitetin e organizoi Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit