Conte: E kemi studiuar Gjermaninë – jemi gati

Trajneri Conte është shprehur i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit në prag të sfidës me Gjermaninë, dhe për të arritur suksesin e radhës në Euro 2016, strategu italian u shpreh se lojtarët duhet të japin 120% të tyre në këtë ndeshje.

“Këto janë ndeshje ku duhet të luash në 120%, janë ndeshje shumë fizike. Duhet që të jesh jo pothuajse mirë, por shumë mirë. Unë kam besim te i gjithë grupi, Përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, në këtë moment më i mirë se Spanja, janë kampionë të botës. Kanë gjithçka për një skuadër të fortë, teknikë, talent, forcë fizike. Kanë organizim, besoj se janë skuadra më e kompletuar në botë”.

Por si mund të ndalet Gjermania sipas Contes, edhe kjo është një pyetje prej një milionë dollarësh.

“E kemi studiuar dhe punuar shumë. Jemi përgatitur për një skuadër që kur sulmon, të bën keq. Kanë shumë kualitete dhe jo rastësisht janë kampionë të Botës”, tha trajneri italian.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit