Labirinti

Shkruan: Enver Sulaj

Mos u deh me aromën e trëndafilave
që i krasitën deri në rrënjë
-më thotë heshtja në qepallat e hënës
Ngjyrat janë ngatërruar si
labirinti
S’ka shteg
Deti është larg
Shpikja e Icarusit më shpie te dallga
Vranët
Shi
Rrebesh…
Në mëngjes nga flokët largoji petalet që t’i solli era…
Tiranë, 13 maj 2016

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit