19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Falsifikon notat, suspendohet nga puna një profesor në Prizren

Profesori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Sejdi Bytyçi, dyshohet se ka falsifikuar notat e 12 nxënësve të klasës 12-të në Librin Amzë. Inspektorët e Arsimit (SIA), kanë suspenduar profesorin përkohësisht nga puna. Rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se profesori Bytyçi në mënyrë të kundërligjshëm, notat e dobëta të ditarit i ka përshkruar kaluese në Librin Amzë.

“ Rasti është hetuar menjëherë,pasi që ka pasur tendencë që nxënësit që kanë ngelur t’i nënshtrohen edhe testit kombëtare”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

“Inspektorët e Arsimit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa ndaj profesorit, duke e suspenduar përkohësisht nga puna”.

Inspektorja e Arsimit (SIA) Mejreme Nevzati ka konfirmuar se profesori Bytyci dyshohet për falsifikim të notave,mirëpo nuk ka pranuar të flasë më shumë për këtë rast.

“Po është e vërtet, por unë nuk kam të drejt të flas për media. E kemi të ndaluar ne të flasim për media”, tha Nevzati, duke mos pranuar të flasë për detajet e këtij rasti.

Rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës. “PrizrenPress”, ka tentuar të flasë me profesorin Bytyci, mirëpo ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit