Kosovës i shtohet edhe një festë zyrtare

Në Kosovë, nuk është i vogël numri i festave zyrtare, të cilat iu kushtohen ditëve të ndryshme. Mirëpo, përkundër kësaj Kuvendi i Kosovës, sot ka miratuar edhe një festë me shumicë votash të deputetëve.

5 shtatori, tani do të jetë “Dita e Bamirësisë”, kushtuar Nënëz Terezë, shkruan Gazeta Fjala.

Në komunikatën e Kuvendit, thuhet se një festë e tillë ka qenë premtim që nga viti i kaluar në koncertin e mbajtur në Katedralën e Prishtinës, ku edhe ishte intonuar për herë të parë himni i Nënëz Terezë.

Himni i njejtë do të dërgjohet me 5 shtator edhe në Vatikan, kur do të bëhet shenjtërimi i Nënëz Terezë, nga Selia e Shenjtë.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit