27.5 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Poslishti, fshati i mullinjve të vjetër dhe peshkut të njohur

Në këto ditë të nxehta verore të korrikut njerëzit gjejnë freskinë pranë Gurrës së Poslishtit. Atje fresku të freskon e pikë në ballë uji i ftohtë i kësaj gurre. Ky fshat i Vërrinit dallohet për rritjen e peshkut shumë të mirë të troftës së Gurrës, që për shije dallohet nga të tjerët. Vetë fshati pas luftës është emërtuar me emërtimin Gurrë, për shkak të burimit që vendasit e quajnë gurra, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas legjendës thuhet se ky ujë vjen nga Liqeni i Breznës në Opojë dhe Malet e Sharrit dhe aty vjen i filtruar dhe ka shumë minerale. Banorët e këtushëm këtë ujë e përdorin për ujitje, për pije dhe mbi të gjitha tash edhe për rritjen e peshkut.

Në këtë fshat ka pasur shkollim të hershëm, tregon dr. Nexhip Berisha, mjek i këtij fshati. Kurse mësimdhënësi Rafet Alushaj shprehet me krenari se ka mbi 240 nxënës në këtë fshat që ka traditë të hershme shkollimi.

Fshati aktualisht ka 250 familje me rreth 1800 banorë. Dikur fshati ishte një vend turistik, bile thuhej se guri i Gurrës përdorej për shërimin e shumë sëmundjeve. Aty mulliri ka mbetur ende si një trashëgimi e kësaj lashtësie.

Legjenda për çiftin e mbytur në liqen

Banori Visar Islamaj tregon se tashmë edhe studiuesit e fundit për rrjedhën e Gurrës me anë të një ngjyre kanë konfirmuar se uji vjen nga liqeni i Breznës së Opojës, që kalon nëpër filtra të ndryshëm.

Banorët tregojnë se dikur moti një çift i posamartuar diku në Brezne, pasi që nuk gjejnë përkrahjen e familjes për të jetuar, kishin marrë qëndrim të mbyteshin në liqe. Thuhet se velloja e nuses ishte gjetur në Gurrë të Poslishtit.

Kurse eksperti i arkeologjisë, Shafi Gashi, tregon se në këtë fshat ka edhe gjetje të kohës së romakëve.

“Ka gjetje të ndryshme. Uji i gurrës, dimrit është i ngrohtë për pije e verës shumë i ftohtë. Sipas Visar Islamajt, ajo gurrë edhe tani e ka bërë të këndshëm këtë fshat.

Banorët jetojnë nga remitancat

Shqetësimi më i madh për banorët mbetet kurbeti.

“Shumë të rinj ende nuk po arrijnë të jenë pjesë e rritjes së Kosovës”, tregon Visar Islamaj, intelektual i këtij fshati. Ai flet për shokët e tij që janë detyruar të ikin jashtë Kosovës.

Kurse Nexhip Berisha për gazetën shprehet se mbi 30 për qind e banorëve të këtij fshati jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Kjo pa dyshim se ka ndikuar në ngritjen e mirëqenies së këtyre, që janë këtu, ngase shumica apo mund të them gati tërësisht familjet e këtij fshati jetojnë nga remitancat. Kërkojmë kthimin e të rinjve, por e dimë gjendjen se si jetohet këtu”, shprehet Berisha.

Banorët e këtushëm kanë edhe mullirin që thuhet se dikur ishte i beglerëve e tani është pronë e familjes Dina.

“Fshatrat e Vërrinit shquheshin për kultivimin e drithërave dhe ishin si thuhet hambar i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit. Kjo imponoi nevojën që, që nga koha e hershme të ngriten mullinj të shumtë, mbase ky regjion është i pasur me ujëra të lumenjve që vënin në veprim gurët e dhjetëra mullinjve. Përveç mullinjve në Hoçë të Qytetit, shumë mullinj në të kaluarën punuan edhe në fshatrat e tjera të rajonit të Vërrinit”, shprehet Islamaj.

Për ekzistimin e disa mullinjve në fshatin Poslisht, të cilët punuan me ujin e lumit Gurrë që buron këtu, kuptojmë edhe nga një dokument i rëndë- sishëm i shkruar historik që nga viti 1348. Kjo dëshmon se tradita e ekzistimit të mullinjve në Vërri e sidomos në Poslisht, daton madje edhe para vitit 1348, kur është shkruar ky dokumenti për mullinjtë e vjetër. Besohet se nga kjo kohë, në Poslisht funksion mulliri që punon edhe sot e kësaj dite, i njohur si Mullini i Dinës. Deri para disa vitesh, objekti i këtij mulliri për shkak të vjetërsisë, paraqiste raritet, kurse, si mulli gurët e të cilit rrotullohen me forcën e ujit, mund të thuhet se është nga të vetmit ose të rrallët në Kosovë. /Kosova Sot/

Më Shumë

Fillon ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza në Breznë të Dragashit

Ka nisur ndërtimi i impiantit për përpunimin e ujërave të zeza në fshatin Breznë të Dragashit, një projekt që pritet të sjellë përmirësime të...

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Lajmet e Fundit