Plaçkitje, si nëpër filma, në një qendër tregtare në Cyrih

Hajnat kanë depërtuar në qendrën tregtare “Glattzentrum” në Cyrih me një shkallë dhe litar, duke arritur në katet e shitoreve të shitjes. Qëllimi i tyre ishte një dyqan që merrej me shitjen e orëve të shtrenjta dhe stoli ari.

Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar se sulmuesit e panjohur depërtuan përmes çatisë prej xhamit në qendër të qendrës tregtare.

Një këtë dyqan raportohet se janë vjedhur gjësende në vlerë prej 100.000 frangash, transmeton albinfo.ch.

Pastaj ata u larguan në drejtim të panjohur. Për menaxherët e qendrës së njohur tregtare “Glattzentrum” është incidenti i parë i këtij lloji./albinfo.ch/

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit