17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Erdogan rimerr kontrollin, 300 të vdekur

Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grusht-shtete potenciale.

Disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti Erdogan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri,raporton gazeta Kosova Sot

Për disa orë gjatë mbrëmjes së të premtes, dukej sikur qindra ushtarë turq e kishin marrë kontrollin e pikave kyçe të dy qyteteve kryesore – Ankarasë dhe Stambollit. Presidenti Recep Erdogan fillimisht nuk dukej askund, pastaj u lajmërua nga një lokacion i paidentifikuar, gjatë kohës kur ushtarët që po tentonin grusht-shtetin po mundoheshin ta shtrinin kontrollin e tyre në institucione dhe medie. Ata kishin nevojë për ta siguruar mbështetjen e publikut dhe në veçanti, mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Kryeministri Binali Yildirim dukej që po udhëhiqte rezistencën ndaj grusht-shtetit, mirëpo, siç e dinë shumica e turqve, është presidenti Erdogan ai që e kishte fuqinë dhe planin për ta bërë një gjë të tillë. Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses, planifikuesit e tij është dashur ta mbanin Erdogan-in larg vëmendjes, mirëpo nuk ia dolën ta bëjnë një gjë të tillë. “Unë jam komandanti”, ka thënë ai gjatë një interviste të dhënë, gjatë kohës kur ushtarët po vazhdonin me përpjekjet e tyre për t’i marrë institucionet. Për orë të tëra ka qenë e paqartë se ku ishte presidenti Erdogan. Ishte raportuar që ai kishte shkuar për pushime në juglindje të Turqisë. Mirëpo, disa orë pasi kishte filluar përpjekja për grusht-shtet dhe Turqia ishte përfshirë nga kaosi, presidenti mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’, në Stamboll, duke mbajtur edhe një konferencë për medie. Ky ka qenë momenti që u bë e ditur që qeveria po rimerrte kontrollin dhe se kishte mbështetjen e figurave kryesore në ushtri. Ankara, ku gjendet qeveria dhe pallati i tij, ende nuk ishin të siguruara, mirëpo nga Stambolli ai ishte në gjendje t’u adresohej reporterëve dhe si rrjedhojë, t’i adresojë drejtpërdrejt qytetarëve turq.

“Ka qenë një akt komploti dhe rebelimi”, u ka thënë ai reporterëve, derisa Ilnur Cevik, më vonë ka thënë për ‘BBC’-në që grusht-shteti është mposhtur nga vullneti i popullatës turke. Ai ka thënë që kanë qenë qytetarët ata që kanë zmbrapsur orkestruesit e këtij grusht-shteti nga aeroporti dhe kanë qenë pikërisht qytetarët ata që i kanë larguar të njëjtët nga radio dhe televizioni.

Përhapja e mesazhit Në realitet, ushtarët, të cilët e kishin marrë transmetuesin publik – TRT-në – i kanë rezistuar përpjekjes civile për t’i nxjerrë jashtë dhe po vazhdonin ta transmetonin mesazhin e tyre. “Këshilli i Paqes” tashmë kishte ardhur në pushtet dhe ishte aktivizuar ora policore. Kështu të paktën thuhej në transmetuesin publik turk. Në anën tjetër, presidenti Erdogan kishte bërë një lidhje me ‘CNN Turk’ ku u kishte bërë thirrje qytetarëve që të dilnin në rrugë dhe ta kundërshtonin grusht-shtetin.

Mungesa e mbështetjes për grusht-shtet Në mënyrë që grusht-shteti të kishte sukses nevojitej mbështetje nga forcat e armatosura. Një numër i madh ushtarësh mund të kenë qenë të përfshirë, në qytete të ndryshme të Turqisë. Tanket kishin dalë në rrugë dhe ura e Bosforit në Stamboll ishte marrë nga ushtarët. Mirëpo, ‘shefi’ i ushtrisë, Gjenerali Hulusi Akar, nuk ka qenë pjesë e përpjekjes për grusht-shtet dhe është mbajtur peng nga orkestruesit. Përveç mungesës së mbështetjes përbrenda ushtrisë, grusht-shteti nuk është mbështetur as në sferën politike e as në atë publike. Partia opozitare CHP ka thënë që Turqia ka pasur mjaft grusht-shtete dhe nuk dëshiron që “vështirësitë të përsëriten”, ndërsa nacionalistët e MHP-së janë rreshtuar krahas qeverisë.

Pretendimet për planifikuesit e grusht-shtetit Ka fraksione të ushtrisë dhe figura ushtarake që thonë se ekzistojnë grupe të vogla përbrenda Ushtrisë, selitë e të cilave janë në Stamboll. Recep Tayyip Erdogan tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar për grushtshtete potenciale dhe viteve të fundit ai dhe qeveria e tij kanë bërë përpjekje që t’i spastrojnë ushtrinë dhe policinë nga figurat për të cilat dyshohen që janë kundër tij dhe partisë së tij. Presidenti Erdogan për vite të tëra e ka akuzuar një ish- aleat të tij, Fethullah Gulen, se kinse po bën komplot kundër tij. Zotëri Gulen ka kohë që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E, presidentit nuk i është dashur shumë kohë që ta fajësojë “shtetin paralel”, referencë kjo e qartë për rivalin e tij. Lëvizja e Gulen-it e ka mohuar përfshirjen, ndërsa një grup pro-Gulen-it ka thënë që grusht-shteti u është dukur ‘i çuditshëm dhe interesant’, mirëpo ka mohuar përfshirjen në sulmet ndaj demokracisë. Megjithatë, qeveria ka qenë e shpejtë për t’i larguar nga detyra pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë, për të cilët është thënë që kanë lidhje me ‘shtetin paralel’. Erdogan ka kërkuar që Barack Obama ta arrestojë ose ta ekstradojë klerikun Fethullah Gülen nga shtëpia e tij në Pensilvani. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit, mirëpo ka kërkuar prova që dëshmojnë shkeljet eventuale të imamit. Në anën tjetër, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë që të paktën 2,839 ushtarë, përfshirë edhe oficerë të lartë, janë arrestuar pas përpjekjes për grusht-sht.

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Shtetasi turk theri për vdekje vajzën në Prizren, plagosi gruan dhe vajzën tjetër, Prokuroria atje del me njoftim të ri

Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar një komunikatë për rastin e rëndë që ndodhi mëngjesin e së martës në Prizren. Bazuar në hetimin fillestar, dyshohet...

Lajmet e Fundit