4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Ymeri: Koalicioni LDK-PDK do të bëhet edhe më i keq

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri u ka thënë anëtarëve të Këshillit të Qendrës së këtij subjekti se pushteti i koalicionit LDK-PDK, do të bëhet edhe më i keq por duhet të jenë të gatshëm t’i qëndrojnë dhe ta kundërshto çdo të keqe.

Ymeri këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se ky këshill e ka një rëndësi të jashtëzakonshëm në procesin e vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot është ditë e veçantë për VV sepse përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili ka qen i rëndësishëm sepse e freskon lëvizjen”, tha Ymeri.

Ai tha se në komunën e Prishtinës po dëshmohet që institucionet publike të bëhem publike për qytetarët e Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Prishtina është qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky i cili po rritet sepse njerëzit po kuptojnë se rezistenca ndaj pushtetit dhe ndryshimi po vjen vetëm përmes Lëvizjes Vetëvendosje.

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje, Ahmeti tha se duhet t’i ketë katër funksione, të jetë veshi i Lëvizjes Vetëvendosje sepse ata duhet të takohem me qytetar dhe t’i dëgjojnë më shumë hallet e tyre, pastaj të jenë gjuha e komunës së Prishtinës nëpër lagje, më mënyrë që të tregohen punët që janë bërë dhe më e rëndësishmja është që të marrin në kontroll ekzekutivin sepse demokracia bazohet në balancin e kontrollit të ekzekutivit

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit