22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Mbahet provimi i dytë në UPZ

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka vazhduar dita e dytë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017, në afatin e parë. Procesi është zhvilluar pa probleme në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Për mbarëvajtjen janë kujdesur komisionet përkatëse.

Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj edhe në ditën e dytë i shoqëruar nga prorektori Kadri Kryeziu, ka vizituar dy njësit akademike ku është siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave të parapara. Rektori u uroi të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues në afatin e parë dhe i njoftoi se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë qoftë në UPZ qoftë në universitete e tjera publike. Vlen të theksohet se në afatin e parë UPZ do të pranojë 1330 studentë ndërsa kanë konkurruar gjithsej 2077 maturantë.

Interesimi është i kënaqshëm në të gjitha drejtimet. Konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Edukimit, të Filologjisë dhe atë Ekonomik. Interesimi i kënaqshëm është edhe për fakultetet e tjera, si Juridik, FFSHK dhe FSHJM. Të martën do të vazhdoj mbajtja e provimit pranues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit