Suharekë: Shtiu gjatë dasmës, vetë e dorëzon kallashnikovin

Rreth orës 12:05, Policia e Suharekës është informuar se në fshatin Savrovë ka të shtëna me armë zjarri. Pas daljes në terren është bërë e ditur se krismat ishin dëgjuar nga një shtëpi, ku po bëhej dasmë, shkruan PrizrenPress.

Pasi është kontaktuar i zoti i shtëpisë dhe është njoftuar për prezencën e policisë, ai pa hezitim e ka dorëzuar një kallashnikov me 5 fishekë, një gëzhojë dhe një pistoletë të kalibrit 9mm me 64 fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarit të lëshohet urdhri për ndalim policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët e rajonit që të tregojnë përmbajtje në përdorimin e armëve të zjarrit në çfarëdo rrethane, në të kundërtën të gjithë shkelësit e ligjit do të vihen para drejtësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit