Ia huq kryeministri, thotë se Kosova ka shpallur pavarësinë para 17 vitesh (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot në mëngjes ka postuar në rrjetin social Facebook një status lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Mirëpo, ai në vend se të shkruaj se Kosova ka tash e tetë vite që ka shpallur pavarësinë, ai ka thënë se janë bërë 17 vite nga shpallja e pavarësisë.

“Sivjet kemi shansin e madh, që pas shtatëmbëdhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai. /Kosova Sot

Mustafa ne fb-ia huq

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit