16 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Vidhen 80 pata në Mamushë të Prizrenit

Policia e Rajonale e Prizrenit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në Mamushë janë vjedhur 80 pata nga të dyshuar prej Velezhës së Prizrenit.

Policia ka treguar se rreth orës 07:10 minuta, një qytetar nga Mamusha ka informuar policinë se gjatë orëve të natës nga ferma e tij e shpezëve ishin vjedhur 80 pata. Pas pranimit të informatës, hetues policorë kanë nisur me hetimin e rastit. Gjurmët e rastit kishin quar hetuesit në drejtim të fshatit Velezhë, shkruan PrizrenPress.

Pranë shtëpive të para hetuesit kishin dëgjuar kukurisjen e shpendëve, shenjë kjo e cila i kishte përforcuar dyshimet se kryerësi mund të ishte aty pran. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është marrë pëlqimi për kontroll të oborrit ku dëgjohej kukurisja. I dyshuari P. Përlazëri, në ato momente kishte qenë në oborr dhe posa e kishe vërejtur policinë, përmes një dritareje të stallës nga ana e kundër e oborrit ka ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit, në prani të një anëtari të familjes, janë gjetur edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohen sa janë vjedhur në fshatrat e rajonit.

Janë gjetur:

70 pata (dhjetë dyshohet të kenë ikur në natyrë)

dy goma për kamion tipi Langvigator

dymbëdhjetë goma për rimorkio të kamionit të tipit Transtong

një fuqi me 200 litra naftë

dymbëdhjetë bidonë plastik të zbrazët për karburant

nëntë bidonë plastik 25 litërsh të mbushur me naftë

Mjet bujqësor frezë

Pompë për ujitje

19 gypa alumini për ujitje

Najlon i serrave

Fije të armaturës

18m kub dru për ngrohje.

Ndërkaq një sasi e druve për ngrohje prej 18m kub janë gjetur tek fqinji i tij me mbiemër Domgjoni.

Të gjitha këto gjësende u janë kthyer pronarëve sepse ishin të raportuara në polici si të vjedhura. Policia po punon për verifikimin e prejardhjes edhe të disa mjeteve tjera bujqësore që ndodhen në oborrin e të dyshuarit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një...

“Shqipet” në Strasburg, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj...

Lajmet e Fundit