Draxler i dërgon mesazh Juves: Dua të largohem

Julian Draxler është penduar për vendimin që preferoi të transferohej te Wolfsburg dhe jo te Juventusi.

Tashmë duket se mesfushori gjerman po i shtrin dorën bardhezinjve, të cilët mund të provojnë ta blejnë, pasi e ndoqën për shumë kohë gjatë merkatos së kaluar.

“Dëshiroj të largohem nga Wolfsburg. Ky është objektivi im. Pak ditë përpara gjysmëfinales së Europianit me Francën njoftova edhe drejtuesit e klubit”, tha 22-vjeçari për gazetën “Bild”.

Sipas Draxler, “vullneti i tij është i qartë dhe në momentin kur mund të paraqiten klube të interesuar, palët të ulen dhe të diskutojnë”. Ndoshta një mesazh për Juventusin, që mund të mendojë të rikthehet në garën për futbollistin.

Aktualisht kampionët e Italisë janë në negociata me klubin e Bundesligës për Luiz Gustavo-n. Braziliani është në listën e Marotta-s, për të përforcuar mesfushën, në rast të largimit të Pogba dhe që duhet të presë ende për rikthimin e Marchisio-s.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit