Nijazi Kryeziu këshilltar i Kadri Veselit

Sekretari i PDK-së në Prizren Nijazi Kryeziu do të bartet në detyrë të re. Ai do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka thënë se edhe kjo lëvizje është bërë në kuadër të riformatimit të qeverisë lokale në Prizren.

Nijazi Kryeziu për dy mandate të Qeverisë “Muja”, ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren. Ndërkaq, në mandatin e tretë është emëruar drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit