Arrestime të reja në Turqi

Policia turke ka bastisur zyrat e këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore gjatë kësaj të mërkure, sipas asaj që bën të ditur rrjeti televiziv “NTV”, në atë që konsiderohet si spastrimi më i madh i kryer ndonjëherë për shkak të hetimeve mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Për trazirat e 15 korrikut, autoritetet qeveritare fajësojnë si orkestrues klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, mbështetësit e të cilit po spastrohen nga çdo “qelizë” e administratës, drejtësisë, arsimit, sportit, e tashmë edhe nga shkenca.

Shumë persona janë arrestuar pas bastisjes në Këshillin e Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Turqisë, (Tubitak), bën të ditur “NTV”, edhe pse nuk konfirmohet ende numri i tyre.

Qeveria turke tha se përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti është orkestruar nga ndjekësit e Fethullah Gulenit, ish-aleati më i ngushtë tashmë armik i betuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara, njofton TCH.

Gulen i mohon këto akuza, madje edhe e ka dënuar tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një pjesë e vogël e ushtrisë.

Previous article
Next article

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit