Houllier: United nuk është klub, por fabrikë

Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka deklaruar se Manchester United ka humbur identitetin si klub, duke u shndërruar në fabrikë, pas transferimit rekord të Paul Pogbas. United bleu mesfushorin e Juventusit për 105 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Shuma e transferimit ka një anë të errët”, ka thënë Houllier për “L’Equipe”.

“Mund të bëhet problem shkaku i personalitetit të lojtarit, i cili nuk duhet të jetë në presion. Për këtë arsye është i rëndësishëm diskursi i menaxherit. Manchester United ka të ardhura të jashtëzakonshme. 120 milionë euro në pesë vjetët e fundit? Kjo i bie 25 milionë për edicion. Është e arsyeshme kur ju keni një buxhet mbi 500 milionë euro, sepse United shet dhe blen çdo afat kalimtar rreth 50 milionë euro. Nuk është më klub. Është fabrikë”, ka shtuar Houllier.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit