31.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Pasqyra e disa filmave në DokuFest

Në ditën e shtatë të festivalit, sot më 11 gusht, në konferencën e përditshme për media, drejtori artistik i festivalit Veton Nurkollari, i uroi mirëseardhje një grupi shumë tërheqës regjisorësh. Për të prezantuar filmat e tyre, të pranishëm ishin regjisorët Kirsten Johnson, Ognjen Glavonic, Fisnik Maxhuni dhe Issa Touma.

Në mesin e më shumë se dyzet filmave sot, dy filma nga regjisorja Johnson, “The Above” dhe “Cameraperson” do të shfaqen në Kino Klubi nga ora 16:00. Johnson është e interesuar në të kaluarën për të kuptuar të tashmen.

“Unë mendoj që të bërit filma është krijim i marrëdhënieve, jam shumë e lumtur që tëdy filmat e mi do të shfaqen, bashkë me shumë filma të tjerë sepse flasin më njëri tjetrin në ekranin e njejtë”, tha Johnson.

Derisa sa NATO po bombardonte Serbinë një kamion me 53 trupa të vdekur zhytet në Danub, pranë kufirit me Rumaninë. “Depth two”, një film i regjisorit serb Ognjen Glavonic sjell një këndvështrim tjetër nga lufta e vitit 1999.

“Ideja e këtij filmi është të flasim ndryshe për viktimat, në vendin tim dhe në rajon në përgjithësi, politikanët shfrytëzojnë viktimat për poena politike, dhe unë e urrej këtë”, tha Glavonic.

Një e mbijetuar nga lufta e cila e kisha parë filmin kishte thënë se më anë të këtij filmi ‘sot e di që nuk është e harruar’ nga të tjerët. Grupi që ka realizur filmin janë një grup i vogël njërëzish dhe kanë vështirësi për ta shfaqur filmin e tyre në Serbi, për shkak të temës së ndjeshme.

“Duhet të bësh teatër për fashisët e rinj”, tha Glavonic duke cituar Pasolinin, për të bërë thirrje që të luftohet fashizmi dhe ngritja e nacionalizmit nërajon.

“Ne e kemi pritur këtë film” shtoi Nurkollari, duke përshëndetur Glavonic-in për guximin e tij, dhe e cilësoi filmin si një nga filmat më të mirë serb të xhiruar mbi luftën.

Teksa flasin për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, me probleme të ngjashmeështë ballafaquar edhe regjisori shqiptar me bazë në Zvicër, Fisnik Maxhuni. Derisa ai po xhironte filmin e tij “Lost Exile” që përshkruan punën e një trafikanti njerëzish mes Serbisë dhe Hungarisë, tha se atij nuk i ishte lejuar të xhironte në Serbi. Filmi është xhiruar në Kosovë nga një produksion zviceran dhe duket të jetë më shumë eksperimental.

“Unë jam munduar të jem sa më eksperimental në xhirimin e filmit, jam më shumë i fokusuar tek imazhet” tha Maxhuni. Sa i përket temës së së filmit, Maxhuni u shpreh shumë i shqetësuarme faktin që edhe pas 23vitesh, situata politike ska ndryshuar.

Filmi i fundit i cili u prezantua nga regjisori Issa Touma poashtu trajton një temë të ndjeshme, atë të luftës në Siri.  “9 Days – from my window in Aleppo” janë vetëm disa ditë nga lufta e vazhdueshme në Siri, te cilat regjisori Touma është munduar t’i sjellë nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë sirian.

“Jam përkpjekur të sjell një këndvështrim të një qytetari, i cili përbën pjesën dërrmuese të popullsisë siriane – në Siri ose duhet të përkrahësh qeverinë ose opozitën, por zërat e qytetarëve që përbëjnë shumicën nuk dëgjohen”, tha Touma.

Touma vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për të mbajtur gjallë jetën kulturore në Siri, duke mbajtur hapur galerinë e tij dhe duke organizuar festivale të ndryshme. Edhe pse i rrezikuar nga bombardimet, Touma beson që galleria e tij u jep njerëzve emër.

Sic duket artistët, duke përmendur edhe detyrën që ekipi i DokuFest-it i ka vënë vetes përpara, bëjnë punën më të mirë për të mbajtur gjallë jetën kulturore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 27 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për herë të 27-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet...

Refuzohet propozimi i Prokurorisë për dëgjimin e një rreshteri policor si dëshmitar në rastin “Kobra”, prezantohen pamje të natës kritike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është refuzuar propozimi i Prokurorisë që rreshteri Faton Morina, i cili ishte thirrur në asistencë të Prokurorisë për të prezantuar video-incizimet, të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit në gjykimin për...

Lajmet e Fundit