PDK-ja në Prizren, sot publikon emrat e rinj të drejtorëve të Ramadan Mujës

Partia Demokratike në Prizren, pritet të publikojë sot emrat e rinj të drejtorëve të Ekzekutivit të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Bëhet e ditur se publikimi i emrave, do të bëhet në një konferencë shtypi

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për shtyp të PDK-së, Dega në Prizren, e cila do të mbahet në zyret e PDK-së, me datë 16.08.2016 në ora 10:00”, thuhet në ftesën që PDK-ja në Prizren ia ka dërguar mediave,transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryeparlamenatri, Kadri Veseli ka filluar të tregojë muskujt në partinë e tij.

Veseli ka qëndruar në Prizren ku edhe u ka dhënë lajmin e hidhur gjashtë drejtorëve të ekzekutivit të cilët nga sot nuk janë më pjesë e pozitave të tyre.

Drejtorët, të cilët tashmë janë shkarkuar për arsye të mos efikasitetit në punë dhe akuzave për keqpërdorim të detyrës janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizimit, Bedri Bytyqi drejtor i Inspektoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit,Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.

Deri më tash janë lakuar disa emra që do t’i zëvendësojnë drejtorët e shkarkuar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit