Tifozi i Evertonit vdes duke e shikuar ndeshjen

Klubi i Everton-it ka konfirmuar se një tifoz që u sëmur gjatë ballafaqimit të Everton me Stoke City të shtunën ka ndërruar jetë, njofton Goal.

51 vjeçari, të cilit nuk i është zbuluar emri, është trajtuar fillimisht në stadium, dhe më pas është dërguar nga Goodison Park në spital.

Në një njoftim të shkurtër të klubit thuhet se “Në Everton janë thellësisht të trishtuar të njoftojnë se tifozi 51 vjeçar që u sëmur gjatë ndeshjes ka ndërruar jetë”.

“Lutjet dhe mendimet e secilit në klub janë me familjen dhe miqtë e tij”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit