15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Allegri tallet me Serie A

Trajneri Massimiliano Allegri është i bindur se këtë vit ka Juventusin më të fortë të viteve të fundit dhe se në Serinë A do të dominojë e fitojë pa shumë probleme. Këtë gjë, skuadra kampione e Italisë e konfirmoi edhe dje, kur mundi 3-1 Sassuolon, një ekip i fortë dhe që luan edhe në Europa League.

Dy golat e shpejtë të Higuain dhe një i Pjanic konfirmuan se bardhezinjtë janë të një kategorie tjetër, duke dominuar në fushë në çdo moment.

“Higuain është një sulmues që bën diferencën. Por duhet ende të përmirësohemi në fazën mbrojtëse, pasi na duhet më shumë ekuilibër. Në rezultatin 3-0 duhet të menaxhojmë më mirë topin dhe të mos pësojmë gol”, tha Allegri.

Skuadra e Juventusit po kthehet si Barcelona, që qarkullon topin dhe e mban shumë atë, aq sa ndaj Sassuolo e mbajti topin në 70% të kohës. Duke parë lojën e mirë dhe faktin se në tri javët e para të Serisë A fitoret e bardhezinjve kanë qenë të lehta, trajneri Allegri shprehet se ndeshjet e Juves janë si spektaklet që zgjasin 60 dhe jo 90 minuta.

Ndaj dhe ai bën ironikun kur kërkon që ndeshjet e Juves të zgjasin një orë.

“Në Seria A dominojmë dhe mendoj se ndeshjet tona mund të zgjidhen të gjitha brenda 60 minutave dhe më pas të kontrollojmë avantazhin. Megjithatë, kampionati italian është i vështirë, por duhet të rikuperojmë shpejt për ndeshjen e Champions League”, u shpreh trajneri Allegri.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Lajmet e Fundit