17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Prizren

Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, qytetarë, nxënës të shkollave të Prizrenit dhe zyrtarë të lartë komunal, u mblodhën të enjten në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të ditës së dëshmorëve të komunës së Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit.

Ndërkaq, eprori i FSK-së, kapiten Sejdi Krasniqi, tha se dëshmorët janë ata që i japin kuptim angazhimeve të të gjithë neve për të jetësuar amanetin e tyre, për një vend të përparuar në shërbim të qytetarëve.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Nehat Basha, tha se lufta heroike dhe rënia në altarin e lirisë të shumë bashkëluftëtarëve duhet të respektohet në shkallën më të lartë të mundshme, dhe shtoi se edhe edhe ushtarët që mbeten të gjallë duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre nga shteti, dhe sa më parë që është e mundur të intervenohet në pastrimin e listave për statusin e veteranit.

Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoren e dëshmorit, Ismajl Kryeziu në Arbanë, Monumentin e Lirisë, shtatoret e dëshmorëve Ismet Jashari – Kumanova e Pal Paluca dhe Heroit të Kosovës, Xhevat Berisha në Shatërvan. /TV Prizreni/

Më Shumë

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit