Në Prizren nis ‘Java e Remzi Ademajt’

Edicioni i 15-të i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”, kushtuar komandant Petritit dhe dëshmorëve të rënë për liri, ka filluar të enjten me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 250 ekipe garuese nga 54 shkolla të komunës së Prizrenit, të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport, pikturë, vallëzim, kuizin e diturisë etj.

Në ceremoninë e hapjes ka qenë i pranishëm edhe kryetari komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija dhe shkathtësia e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Heroi, Remzi Ademaj.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, tha se kjo ngjarje e veçantë që organizohet vetëm në qytetin e Prizrenit, është një mundësi e mirë që përmes garave të ndryshme të tregohen vlerat dhe aftësitë jo vetëm në dije nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse.

Ndryshe, ky manifestim viteve të kaluara është organizuar në muajin qershor, mirëpo këtë vit kjo ngjarje po mbahet tani, për shkak të procesit gjyqësor që është zhvilluar ndaj ish- drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, dhe dy arsimtarëve, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorime të shumave materiale për këtë manifestim i cili tash e 7 vite mbështetet financiarisht nga komuna. /TV Prizreni/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit