17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Turp, President!

Analistë dhe deputetë të opozitës kritikojnë presidentin Thaçi që po mban qëndrime proserbe, edhe pse duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të mbrojë shtetin,raporton Gazeta Kosova Sot

Se sa e pandershme dhe e pavlerë është pozita e fituar me politikë false, duke u shtirë si një patriot i madh në ditë të vështira dhe duke ndërruar qëndrime në interes të ruajtjes së një pozite në pushtet, edhe duke injoruar sakrificën e dikurshme qytetare e atë personale, më së miri flet fakti i bërjes temë ditore i përplasjeve që po ndodhin në skenën politike të Kosovës për objektin e papërfunduar në ndërtim të kishës ortodokse serbe në hapësirën e UP-së. Sipas përfaqë- suesve të opozitës dhe analistëve politikë, është shumë i pashpjegueshëm fakti se si tani edhe ata që e u ngritën në luftë kundër Serbisë tash me mish e shpirt po shfaqen si mbrojtës të kinse vlerave serbe, qoftë edhe të një kishe që është simbol i dhunës e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti Rexhep Selimi, ish-luftëtar i UÇK-së, tha për “Kosova Sot” se ndryshimin në qëndrime, qoftë edhe për interesat më të mëdha të përfitimit në politikë, nuk duhet dhe nuk janë karakteristikë e luftëtarëve të vërtetë, por vetëm e atyre që shtiren si të tillë, por që e vërteta e tyre dëshmon krejtësisht të kundërtën.”Luftëtarët e vërtetë nuk e ndërrojnë as nuk e shkelin qëllimin e luftës. Dhe të tillë janë shumica e luftë- tarëve të UÇK-së, por ka disa që më emër të luftës po e vrasin qëllimin e luftës. Lufta gjithmonë ka pasur dezertorë e tradhtarë. Ata që sot po i mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë thjesht e kanë tradhtuar idealin e luftës, nëse e kanë pasur ndonjëherë”, tha Rexhep Selimi për “Kosova Sot.

Shkelja e idealeve të luftës Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, konsideron se është padrejtësi e madhe dhe shkelje mbi idealet e luftës që u zhvillua për liri dhe arsim kombëtar nga cilido individ – figurë publike, politikan e zyrtar shteti, i cili angazhohet për mbetjen e këtij objekti të ndërtuar nën masa të dhunshme në hapësirën universitare të UP-së.”Konsideroj që pikë se pari vetë mosreagimi i institucioneve të shtetit të Kosovës për vite të tëra për të gjitha tmerret që kanë ndodhur brenda hapësirës universitare, duke përfshirë edhe ndërtimin e dhunshëm të këtij objekti të kultit nën masat ushtarako policore të regjimit të Millosheviqit është sjellje e papërgjegjshme. Tani edhe kjo është një arsyetim i turpshëm i këtyre njerëzve në qeveri që po shihet se nuk kanë interes asgjë tjetër veçse për ta ruajtur karrigen ku janë ulur dhe interesin e tyre personal”, tha deputetja Haxhiu për “Kosova Sot”.

Kritikë të ashpër për një sjelle aq të padinjitetshme të figurave kyçe në politikëbërjen dhe drejtimin e institucioneve të shtetit, lidhur me këtë rast, janë edhe analistët politikë. Analisti Islam Krasniqi ka thënë se deklaratat e liderëve tanë janë për t’u habitur se si po i mbrojnë vendimet e kasapit të Ballkanit, i cili u mundua me çdo kusht që të shfarosë gjithçka mbi dhe ndaj shqiptarëve, dhe një pjesë e atyre që luftuan, që dolën nga lufta po i miratojnë çdo vendim të tij, duke i bërë të ligjshme. “Liderët tanë që po qesin helm nga goja për t’i mbrojtur vlerat e serbe në Kosovë, frikohen nga bashkësia ndërkombëtare si thupra në ujë dhe janë në gjendje të bëjnë gjithç- ka vetëm para ndërkombëtarëve të duken mirë, tash edhe frika karshi Gjykatës Speciale dhe mundohen të fshihen prapa tyre”, tha ai.

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit