I akuzuari për vjedhje nga Suhareka: Mbaj thikë për t’i kruar dhëmbët

Një i akuzuar për vjedhje hyri sot i armatosur me thikë në gjykimin e tij, ndërsa deklaroi se thika i duhej “për t’i kruar dhëmbët”.

Bislim Shala, i akuzuari për vjedhje të rëndë hyri sot me thikë në Gjykatën e Suharekës, pasi nuk u kontrollua nga pjesëtarët e sigurimit.

Thikën te i akuzuari e vërejti gjyqtari Qemajl Suka në fund të procesit gjyqësor.

“Në fund të shqyrtimit kam vërejtur se i akuzuari Bislim Shala me veti kishte një armë të ftohtë, thikë, në xhepin e pasmë, për çka kam lajmëruar policin dhe të njëjtin [të akuzuarin] e kanë shoqëruar në stacion policor,” tha gjyqtari Suka.

I akuzuari Shala u pyet nga gjyqtari se për çfarë i duhej thika që mbante me vete, ndërsa mori përgjigjen “për t’i kruar dhëmbët”.

Në shënimin zyrtar të gjykatësit Qemajl Suka nga kjo seancë thuhet se i akuzuari nuk është kontrolluar fare nga sigurimi.

Komandanti i stacionit policor në Komunën e Suharekës Milazim Lumi tha për kallxo.com se i akuzuari Bislim Shala është shoqëruar në polici, ndërsa thika i është konfiskuar.

“Pas shoqërimit në stacion policor i është konfiskuar arma e ftohtë- thika dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij do të vazhdojë procedura për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,” tha Lumi.

Shala për veprën penale për të cilën ishte ftuar në gjykatë-një vjedhje e rëndë e kryer më 21 janar të vitit 2010, është dënuar me 7 muaj burg.

Ai nuk është i panjohur për Gjykatën Themelore në Prizren-Dega në Suharekë pasi është duke u gjykuar edhe për raste të tjera të vjedhjes

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit