Arrestohen dy persona – dërgohen në burg të Prizrenit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona, një në Prizren dhe një tjetër në Malishevë. Arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, njëri mashkull është arrestuar në rrugën “Afrim Bytyqi” të Prizrenit, kurse tjetri është arrestuar në fshatin Drenoc të Malishevës.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit