Malisheva do të rregullojë emrat e rrugëve

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Malishevës, i njofton të gjithë qytetarët, se gabimet që mund të jenë bërë në tabelat me emrat e rrugëve, do të përmirësohen.

Komuna ka bërë të ditur se, zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit në Malishevës, janë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 16:00, andaj janë lutur të gjithë ata që kanë ankesa në tabelat me emrat e rrugëve, të paraqiten në drejtori, për përmirësimin e gabimeve, ku edhe mund ti marrin udhëzimet për mënyrën e paraqitjes së ankesave të tyre dhe procesin e përmirësimit të emrave të rrugëve.

“Emërtimi i rrugëve, ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i vështirë, ndërsa tani jemi në fazën e vendosjes së tabelave me emrat e të gjitha rrugëve. Projekti i vendosjes së tabelave me emra, financohet nga Bashkimi Evropian dhe bëhet me standarde evropiane dhe për këtë qëllim, emrat në tabela shtypen në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ku rrjedhimisht edhe mund të ketë gabime, prandaj, lusim të gjithë banorët, që i vërejnë këto gabime, të paraqiten në Drejtorinë e Urbanizimit për rregullimin e tyre”, ka bërë të ditur Komuna e Malishevës.

Komuna ka bërë të ditur se, emërtimi i rrugëve është bërë, sipas propozimeve të bëra nga vet banorët, ndërsa në fund janë miratuar nga ana e Kuvendit të Komunës.

“Por pavarësisht kësaj, mund të jenë bërë gabime, si në aspektin e drejtshkrimit, ashtu edhe në ngatërrimin e emrave, prandaj, mos bëni veprime individuale për heqjen e tabelave, por të gjitha gabimet apo defekt që i vëreni, ju lutem që të paraqiteni në drejtori, për përmirësimin dhe eliminimin e çdo gabimi të mundshëm”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit