Deputeti Hoti: Pas çdo beteje Fatmir Limaj del më i fortë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka reaguar pas ngritjes se aktakuzës ndaj Fatmir Limajt nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Hoti në një postim në ‘Facebook’, ka shkruar se sa herë që goditën vlerat e UCK-së e në veçanti kur është fjala për Limajn, atëherë sipas tij, ngrihet në këmbë gjithë llumi dhe mbetjet jugosllave për të zbrazur gjithë urrejtjen qe kanë,

“E disa të mjerë që thirren si themelues, drejtues të UÇK-së,e në fakte janë vetëm përfitues nga vlerat e UÇK-së, është mirë me ndalë lojën e djallit sepse kur t’i hedhë djalli nuk do t’i duhen, e as nuk do t’i dhimbën askujt”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Enver Hotit:

Sa herë që goditën vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në veqanti kur është fjala për z. Fatmir Limaj, ngre krye i gjithë llumi dhe mbëtjet Jugosllave për të zbrazur gjithë urrejtjën që kanë.

E disa të mjerë që thirren si themelues, drejtues të UÇK-së,e në faktë janë vetëm përfitues nga vlerat e UÇK-së, është mirë me ndalë lojen e djallit sepse kur t’i hedhë djalli nuk do t’i duhen, e as nuk do t’i dhimbën askujt.

Të dy keto kategori e kanë të kotë sepse pas çdo beteje Çeliku del edhe më i forte se në fillim.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit