21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Shi

SKENDER BERISHA

Rrëmbyeshëm resh mbi rreshtin e blinjve kokëulur
kokërron mbi asfaltin e hidhëruar
pa fije mëshire pa fre
sa i pafre nën këto re
sa rrëmisht lag lag lag gjithçka mbi dhe
një jetë e tërë e lagur
një qytet i mbledhur nën ombrellë
nën ombrellën ku nuk ka vend
sot nuk ka vend
dhe ujë ujë që mblidhet drejt lumit tim
me mërmërimë me mërmërime
kush ma pret stuhinë që afron
me sa milionë
me sa
ndalem e shikoj i lagur përtej së laguri
këtë lemeri bredhëse shiu
ku të shtrihen petkat e lagura
ku të shtrihet shpirti i mledhur i bërë shuk
gjithçka dridhet rrebeshit sikur thupra
lagshtë nga koka deri te putra
tetor 2016,Prizren

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Lajmet e Fundit