Konfiskohen armë në Caparc të Prizrenit

Sot, rreth orës 8:00, Policia e Prizrenit ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarve R.S dhe R.S në fshatin Caparc te Prizrenit, në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, tridhjetë fishekë kalibër i panjohur, tre karikatorë të pushkës automatike, një pistoletë M57, një karikator i pistoletës, pesë fishekë te pistoletës kalibër i panjohur, një kuti plastike ngjyrë e kuqe me gjashtë pajisje për pastrim të armës (furçe), si dhe një shufër gome me gjatësi 42 centimetra.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit R.S ndalet për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër shkon në procedurë te rregullt.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit