Bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh

Si rezultat e reshjeve të pandërprera gjatë tërë ditës së sotme, është bllokuar rruga Mirushë-Gurbardh, përkatësisht uji ka mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Malishevës, niveli i ujit është rritur dukshëm dhe në disa vende lumi Mirusha ka dalë nga shtrati, kryesisht në ara dhe livadhe, si në Banjë, Malishevë, Mirushë, dhe vende tjera, mirëpo nuk ka bllokim të rrugëve në vende tjera.

Komuna bën të ditur se ekipet emergjente dhe ato të sigurisë, janë në terren dhe në gjendje gatishmëria, ndërsa Policia e Kosovës, ka venduar shiritat në rrugën Mirushë-Gurbardh, duke mos lejuar që të rrezikojnë vozitësit.

Sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, të gjitha ekipet e emergjencës do të jenë në gatishmëri, ndërsa situata aktuale, përjashtuar një rrugë, është normale dhe të gjitha rrugët tjera të hapura dhe nuk ka depërtim të ujit në shtëpi banimi. Kjo situatë varet nga reshjet atmosferike.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit