10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

SBASHK-u reagon ndaj rastit të mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj shkeljeve që ka thënë se po bëhen në punësimin e mësimdhënësve në pushtetet lokale.

“Rasti i edukatores Indira Haliti në Mamushë, rasti i mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit dhe raste të tjera të bëra publike a të heshtura tregojnë se DKA-të dhe pushtetet lokale në disa komuna të Kosovës po duan të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin dhe të punësuarit në këtë sektor me rëndësi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

“Edukatorja Indira pas shumë angazhimeve të saj, të SBASHK-ut dhe inspektorëve të arsimit mbrojti arsyeshëm vendin e punës. Inspektorët e arsimit duhet të reagojnë që nga e hëna edhe ndaj rastit të krijuar në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Zym të Hasit. Mësimdhënësja Samire Çoçaj tani e sa vite punon atje dhe ka 15 orë nga gjuha shqipe dhe letërsia e që është profesioni i saj. Ajo është dashur të ketë kontratë pune në kohë të pacaktuar se kështu e thotë Udhëzimi Administrativ i MASHT, i shtatorit të vitit 2015, por në vend të kësaj DKA-ja në Prizren shpall konkurs për këtë vend pune dhe kështu shkel ligjet dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT”.

“SBASHK-u me të marrë ankesën nga Samirja ka përgatitur gjithë dokumentacionin dhe i është drejtuar Departamentit të Inspektimit në MASHT dhe ata është pritur të vepronin si zakonisht, por ngjarjet u zhvilluan në Zym me shpejtësi dhe sollën situatën e bojkotit të mësimit, reagimin e kolegëve të Samires dhe ndërhyrjen e policisë. Në vend të policisë është dashur të ndërhyjnë inspektorët e arsimit të Regjionit të Prizrenit. Ata nuk duhet të lejojnë padrejtësi. Ata është dashur të sjellin vendim meritor dhe ta mbrojnë atë”.

“SBASHK-u kërkon që inspektorët e arsimit të nivelit Regjional dhe ata të MASHT të reagojnë dhe ta mbrojnë ligjin dhe të drejtën”.

“SBASHK-u me angazhime konkrete ka përkrahur përpjekjet e mëdha të Ministrit Bajrami për ngritjen e cilësisë në arsim, por cilësia nuk mund të shënojë ngritje të dëshiruara nëse arsimin dhe mësimdhënësit i lëmë në mëshirën e tekave të DKA-ve dhe njerëzve të tjerë të qeverive lokale . Komunat kanë prirje të sillen sikur të jenë shtete në shtet dhe të bëjnë ashtu si u teket edhe në arsim, por kjo nuk duhet toleruar. Arsimi dhe punëtorët arsimor nuk janë pronë as e drejtorëve të DKA-ve e as e qeverive lokale . Ata janë njerëz të këtij vendi dhe i mbron e do t’i mbrojë ligji dhe SBASHK-u”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit