Aksident në Prizren

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në mes dy veturave në Prizren.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet veturën tjetër që drejtohet nga viktima. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i njërës veturë dhe tre pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit