5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Prizren: Prokurori heq dorë nga aktakuza ndaj zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Prokuroria ka hequr dorë nga aktakuza në rastin gjyqësor ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës dhe një biznesmeni nga ky qytet.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Sefer Morina hoqi dorë nga ndjekja penale me arsyetimin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar me asnjë provë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që u vihen në në barrë.

“Në këtë çështje penale, nuk është vërtetuar me asnjë provë se këta të akuzuar kanë kryer këto vepra penale”, tha prokurori Morina.

Veprimin e prokurorit e mirëpritën të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

”Kjo tregon se sistemi i drejtësisë në përgjithësi funksionon dhe demanton të gjitha konstatimet se prokuroria vetëm ndjek. Prokuroria, në këtë rast përveç që ka ngritë aktakuzë, në fakt edhe ka heqë dorë, e në këtë rast i bie se mbron edhe qytetarët e Kosovës, në përputhje me dispozita ligjore”, tha avokati Hajrip Krasniqi.

Në këtë rast gjyqësor të akuzuar ishin ish-drejtori i Urbanizmit të Suharekës, Kurtesh Fondaj, ish-drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dy inspektorët Hafir Maliqaj e Berat Kabashi, si dhe biznesmeni Muharrem Elshani.

Ish-drejtori i Urbanizimit akuzohej se më 22 korrik 2013 miratoi kushtet e ndërtimit, duke plotësuar dhe ndryshuar aktvendimin e pëlqimit urbanistik dhe kushtet e lokacionit dhe lëshoi leje të re ndërtimi në emër të Muharrem Elshanit në kundërshtim me planin urbanistik detal të qytetit.

Aktakuza e ngarkonte Muharrem Elshanin se ka zhvendosur një pjesë të fushës së klubit të futbollit “Ballkani”, duke shfrytëzuar për nevoja të kompanisë së tij 16 ari nga kjo fushë.

Elshani akuzohej edhe se gjatë ndërtimit të objektit afaristo-banesor ka përvetësuar sipërfaqen prej 50 metrash katrorë, duke kaluar në bazën e themeltë të objektit në pronësi shoqërore, me ç’rast Komunës i shkakton dëme të konsiderueshme.

Ndërsa drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dhe inspektorët e ndërtimit Hafir Maliqaj dhe Berat Kabashi akuzoheshin se prej muajit korrik 2013 deri në muajin prill 2015 me qëllim ia mundësuan Muharrem Elshanit zhvendosjen e një pjese të fushës së “Ballkanit” në sipërfaqe prej 16 ari dhe hyrjen në pronë shoqërore prej 50 metrash gjatë ndërtimit të një objekti afarist-banesor./Kallxo.com/

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Lajmet e Fundit